Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet sipas afateve të vendosura në kontratë.
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enena Karakaçi pas mbledhjes së qeverisë tha se kompanitë do të penalizohen nëse nuk marrin masa dhe vijojnë që të pengojnë ecurinë e projektit
Sipas ministrit është vendosur një afat 30-ditor që të zgjidhet mosmarrëveshja për aeroportin e Vlorës duke ofruar që pjesë e negociatave të jenë edhe institucionet shtetërore.
“Normalisht ne duam që të zbatojmë kontratën koncesionare, megjithatë unë i kam dërguar një shkresë së fundmi, ku i kam kërkuar në mënyrë absolute që mosmarrëveshjet tregtare e civile që ata kanë me njëri-tjetrin nuk duhet të jenë shkak për bllokimin apo mosoperimin e aeroportit të Vlorës, duke i vënë po ashtu një afat 30-ditor që të zgjidhin këtë mosmarrëveshje civile që kanë dhe duke u angazhuar edhe unë si ministër dhe ne si ministri që, nëse kanë nevojë, të ulemi t’i ndihmojmë për të gjetur një gjuhë të përbashkët”, tha ministri.


