Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin socialist Erjon Braçe, pas padisë së ngritur kundrejt tij për shpifje.
Ai ishte paditur nga biznesmeni Anduel Çekrezi që pretendonte se deputeti e ka ofenduar në rrjete sociale.
Avokati Elis Bilali, teksa po lexonte konkluzionet përfundimtare, tha se Anduel Çekrezi disponon dokumente të rregullta pronësie. Sipas avokatit, deputeti ka bërë postime kundër Çekrezit, ku në thelb ishte diskriminimi. Vetë biznesmeni tha se prej 3 vitesh është etiketuar pa të drejtë nga një person që ka qenë edhe zëvendëskryeministër.
“Problemi nuk ishte fakti që unë kisha blerë një tokë private, por se nuk pranova të investoj në tokë shtetërore”, tha ai.
Në seancë, Erjon Braçe tha se ka zgjedhur të mbrojë interesin publik.
“Emrin e biznesmenit nuk e kam përmendur, por vetëm mbiemrin. Unë nuk takoj biznesmenë për shkak edhe të konfliktit të interesit. Vëllain e Anduel Çekrezit e kam pritur me porosi të kryeministrit Edi Rama. Aty në zyrë i kam paraqitur ligjin. I kam thënë: mos shko më tutje. I kam thënë: hajde në Divjakë, pasi është krijuar një zonë tjetër për investim në park fotovoltaik.”
Prokurori Ols Dado: “Mendoj se sa është thënë nga Erion Braçe, këto pretendime kanë nisur që nga salla e Kuvendit dhe më pas në rrjetet sociale. Këto deklarata janë bërë në mbështetje të mandatit të deputetit. Çmoj se ushtrimi i mandatit dhe funksioni i interesit publik duhet të na bëjnë më tolerantë. Termat ‘nga’ dhe ‘zengjin’ nuk futen te gjuha e shpifjes. Kemi një deputet që, shyqyr, është…”/abcnews.al


