Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vizat “makthi” para Kupës së Botës/ Lojtarë dhe trajnerë mbeten “rrugëve”, nuk janë pajisur me viza

schedule13:09 - 3 Qershor, 2026

schedule 13:09 - 3 Qershor, 2026

Vizat po kthehen në një problem të madh për FIFA, kur mbeten edhe pak ditë nga nisja e topit të parë të “Botërorit 2026”.

Jo vetëm Irani, që ka një specifikë të veçantë, për shkak të konfliktit ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi edhe kombetaret e vendeve të tjera finaliste po përballen me surpriza të hidhura përpara udhëtimeve të tyre drejt vendeve organizatore.

Shkak janë bërë proçedurat, pse më saktë formularët rigorozë që lojtarët, stafet teknike dhe shoqëruese kanë plotësuar për t’u pajisur me viza nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.



Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për vende të vendosura në listën e zezë të Departamentit të Shetetit.

Rasti i fundit lidhet me sulmuesin e Zvicrës, Brel Embolo, i cili nuk arriti të udhëtojë me kombëtaren drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai mbeti në aeroportin e Zyrihut, pasi viza e tij elektronike drejt SHBA është ende në verifikim, sipas asaj që raportojnë mediat lokale. Derisa të bëhen të gjitha verifikimet, Embolo nuk mund të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.

I njëjti diskutim vlen edhe për zëvendëstrajnerin e kombëtares së Afrikës së Jugut, Helman Mkalele, i vetmi që nuk është pajisur me vizë nga Depatamenti i Shtetit. Federata afrikano-jugore thotë se nuk ka asnjë arsye zyrtare nga ambasada në Johanesburg, ndërsa kombëtarja ka udhëtuar drejt finaleve të “Botërorit 2026”

Ndërkohë, Meksika megjithëse pranoi të presë në shtëpi Iranin, ende nuk ka pajisur delegacionin iranian me viza.

Sipas njoftimit të fundit të federatës iraniane, kombëtarja e saj vazhdon të qëndrojë në Antalia të Turqisë, ndërsa në 48 orët e ardhshme do të pajiset me viza dhe do të udhëtojë drejt Tijuanas, ku ka edhe kampion bazë gjatë Botërorit, megjithëse tre ndeshjet e para të grupit do t’i luanë në Los Anxheles dhe Siatëll.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!