Avokati Idajet Beqiri ka komentuar debatet dhe protestat që lidhen me projektin e zhvillimit në Zvërnec.
Gjatë një interviste në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se çështja e Zvërnecit po përdoret për interesa të tjera.
“Opozita ka vdekur dhe është kriminale vetë. Zvërneci po përdoret, kush po e përdor? Janë 4 mld dollarë investim dhe vijnë në një fushë të turizmit elitar dhe gjësë më të bukur që do ketë në Ballkan e Europë. Dhe plas Greqia se nuk ka më Korfuz…Mbushin protestën me autobusë nga Greqia”, deklaroi ai.
Sipas Beqirit, projekti përfaqëson një investim me vlerë të konsiderueshme, që synon zhvillimin e turizmit elitar në Shqipëri dhe mund ta shndërrojë zonën në një nga destinacionet më të rëndësishme në rajon.
“Janë 4 miliardë dollarë investim dhe vijnë në një fushë të turizmit elitar dhe gjësë më të bukur që do të ketë në Ballkan e Evropë”, u shpreh avokati.
Ai hodhi akuza edhe ndaj faktorëve të jashtëm që, sipas tij, kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se protestat po mbështeten nga grupe të organizuara.
“Dhe plas Greqia se nuk ka më Korfuz… Mbushin protestën me autobusë nga Greqia”, tha Beqiri.


