Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka zbuluar filozofinë që synon të ndërtojë te kuqezinjtë, në prag të përballjes miqësore me Izraeli. Tekniku italian theksoi se dëshiron një skuadër që të jetë protagoniste në fushë, duke luajtur me guxim dhe duke marrë kontrollin e lojës.
Trajneri nënvizoi se objektivi i tij është të krijojë një ekip me mentalitet fitues, që nuk i druhet kundërshtarëve dhe që shfaq personalitet në çdo moment të lojës.
Maran pritet të ketë mundësinë e parë për të testuar idetë e tij në ndeshjet miqësore të radhës, ku kuqezinjtë synojnë të hedhin bazat e një cikli të ri me objektiva ambiciozë për të ardhmen.
“Më pëlqen të kem një skuadër agresive, që mban vetë topin dhe që skuadra hyn në fushë për të fituar ndeshjen. Sigurisht kundër Izraelit do jetë një ndeshje e vështirë. Kërkoj një skuadër me kurajë dhe me personalitet në fushë.”, tha ai.
Shqipëria luan të mërkurën në orën 20:00 në Tiranë kundër Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë në “Air Albania” do të presë Luksemburgun/abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!