Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në mesditë në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, mes tyre edhe një me turistë.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre shtetas, dy prej të cilëve shtetas gjermanë. Të plagosurit janë dërguar për ndihme mjekësore ne spitalin rajonal te fierit nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor, i cili gjatë kësaj periudhe është tepër i frekuentuar nga pushuesit që udhëtojnë drejt jugut të vendit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.


