Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në këtë rrugë nuk jemi vetëm”/ Costa në Tiranë, Rama: Kemi partner Bashkimin Europian

schedule12:43 - 2 Qershor, 2026

schedule 12:43 - 2 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk është vetëm në rrugën e integrimit europian, por se partner ka Bashkimin Europian.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, me presidentin e KE, Antonio Costa, Rama u shpreh se janë dakordësuar për të gjitha çështjet, edhe për mbylljen e kapitujve, lidhur me negociatat.

“Kemi folur për eksperiencën e Portugalisë, përpara dhe pas hyrjes, për sfidat që fermerët patën për t’u adaptuar, të shoqëruara me dhimbje, por të pasuara me sukses për fermat e tyre. Ajo që e bën të vështirë të zgjatem, është se ne kemi dakordësi 100 përqind në të gjitha çështjet, për detyrat që do bëjmë, që të fillojmë me mbylljen e kapitujve, që rajoni të funksionojë si kolektiv bashkëpunues dhe se këto janë më të lehta, por se në këtë rrugë nuk jemi vetëm, por kemi partner BE. Nuk dua të zgjatem më tutje, nuk kemi asnjë problem, shqetësim që na ndan. Dua ta falenderoj përzemërsisht”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!