Interi humbet një tjetër objektiv, mesfushori transferohet në Portugali

schedule17:05 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 17:05 - 31 Dhjetor, 2019

Pas Dejan Kulusevskit, Interi humbet një tjetër objektiv të merkatos. Julian Weigl ishte një ndër emrat e listës së dëshirave, por mesfushori i Dortmund ka bërë një tjetër zgjedhje. 24-vjeçari ka zgjedhur të vijojë karrierën te Benfica.

Dy klubet kanë arritur akordin dhe ky transferim është zyrtarizuar nga verdhezinjtë gjermanë në rrjetet sociale. “Shqiponjat e Lisbonës kanë derdhur 20 milionë euro në arkat e klubit gjerman, teksa Weigl, i cili u aktivizua në 18 ndeshje këtë fazë të parë të sezonit me Dortmundin, do të paraqitet në ditët e para të janarit në Lisbonë për të kryer vizitat mjekësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!