Trump thotë se një marrëveshje me Iranin është në prag, gjë që ai e ka thënë prej javësh.
Tani, sipas raporteve të medias amerikane, ai po kërkon kushte më të ashpra që të dërguarit e tij t’i sjellin përsëri në tryezën e negociatave.
Kjo vjen pasi negociatorët e nivelit të ulët arritën një draft memorandum mirëkuptimi në fund të javës së kaluar.
Trump thuhet se është i pakënaqur me dispozitat që lidhen me asetet e ngrira të Iranit.
Mbetet e paqartë se çfarë ndryshimesh të tjera po kërkon, por masa duket se është projektuar për të rritur presionin mbi Iranin dhe udhëheqësin e tij suprem për të lëvizur më shpejt drejt një marrëveshjeje.
Në një intervistë me Fox News dje, të zhvilluar nga nusja e tij, Trump shprehu përsëri optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje.
Megjithatë, ai tha gjithashtu se SHBA-të ishin të përgatitura ta zgjidhnin çështjen ushtarakisht nëse negociatat dështonin.
Ai më tej tha se SHBA-të kishin shmangur qëllimisht synimin e pjesëve të infrastrukturës ushtarake të Iranit sepse disa elementë të ushtrisë ishin [politikisht] të moderuar.


