Një tjetër vatër zjarri u shfaq këtë pasdite në Pllanë të Lezhës, në rrethana ende të paqarta, i dyti brenka pak ditesh, pas atij prane zones se Ranes se Hedhun ne Shengjin. Flakët përfshinë një parcelë të mbjellë me pemë frutore dhe vreshta rrushi, duke krijuar rrezik për përhapjen e tyre drejt sipërfaqeve të tjera bujqësore në zonë.
Per te shuar flaket u angazhuan menjehere forcat zjarrfikese, të cilat ndërhynë për të izoluar vatrën dhe për të penguar avancimin e flakëve dhe kane arritur ta shuajne plotesisht ate pa lejuar përhapjen në sipërfaqe të tjera.
Per kete rast kane nisur hetimet dhe po kryhen verifikimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri për monitorimin e zonës dhe parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm të vatrës së zjarrit.


