Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Zvërneci, projekt i jashtëzakonshëm’, Rama: Nesër radha ime për të pavërtetat e ditëve të fundit

schedule14:11 - 31 Maj, 2026

schedule 14:11 - 31 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në Zvërnec.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se nesër do të flasë për projektin që do të realizohet në Zvërnec, të cilin e konsideron të jashtëzakonshëm.

Sipas Ramës, në ditët e fundit janë thënë të pavërteta lidhur me këtë projekt.

Rama përgëzoi reagimin e Policisë së Shtetit, ndaj rojeve private të cilët dhunuan një protestues.



“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.

Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura. Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!