Pas sezonit të dështuar, Milan e nis gjithçka nga zero. Ky ishte parashikimi i mediave italiane, që në fillim gjeti mbështetje të shkarkimi I trajnerit Masimiliano Alegri dhe i gjithë kupolës drejtuese të klubit.
Por këto pritshëmri po rezultojnë shumë optimiste, pasi gjëndja faktike është më keq se kaq.
Lajmi i vetëm i mirë, nëse mund të quhet kështu është se drejtuesit e rinj milanisë po shpejtojnë në gjetjen e trajnerit të ri.
Emri që ka marrë kuota gjatë orëve të fundit është ai i Arne Slot, tekniku holandez që u largua nga Liverpul.
Por edhe nëse ai do të pranonte të ulej në pankinën kuqezi, do të gjente një skuadër të shkatërruar, jo vetëm nga ana psikologjike.
Pas shumë zërash, më në fund Rafael Leao ka pranuar zyrtarisht se kërkon të largohet nga Milan. I vendosur në qendër të kritikave dhe I padëshiruar nga tifozët, sulmuesi portugez është shprehur se do të luajë në një tjetër skuadër dhe larg Serie A.
Po ashtu, edhe Luka Modriç dhe Adrien Rabiot pritet të largohen.
Mesfushori kroat nuk do të rinovojë kontratën pas kualifikimit të munguar në Champions League, ndërsa ai francez mund të ndjekë Alegrin te Napoli.
Edhe lojtarë të tjerë kanë bërë gati valixhet, duke detyruar klubin të ndërtojë një skuadër thuajse nga fillimi.
Por edhe kjo nuk është një detyrë e lehtë, pasi pa paratë e Champions, në klubin milanist duhet të improvizojnë./abcnews.al


