Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Finalja e Champions League/Arsenal befason PSG në pjesën e parë, vendos goli i Kai Havertz

schedule17:49 - 30 Maj, 2026

schedule 17:49 - 30 Maj, 2026

BUDAPEST- Ka përfunduar pjesa e parë e finales së UEFA Champions League mes PSG dhe Arsenalit, e cila po luhet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

Pas 45 minutave të para, skuadra londineze kryeson me rezultatin 0:1 falë golit të shënuar nga Kai Havertz në minutën e 6-të të takimit.

Arsenali e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutat e para dhe duke marrë kontrollin e rezultatit. PSG reagoi pas golit të pësuar dhe krijoi disa raste për barazim, por pa arritur të mposhtë mbrojtjen e organizuar të ekipit të Mikel Arteta.



Me avantazhin minimal të Arsenalit është mbyllur pjesa e parë, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e mbetura të finales së madhe evropiane.

Formacionet zyrtare:  

PSG: Safonov, Dembele, Doue, Hakimi, Kvaratskhelia, Marquinhos, Mendes, Neves, Pacho, Ruiz, Vitinha.

Arsenal: Raya, Gabriel, Havertz, Hincapie, Lewis-Skelly, Mosquera, Odegaard, Rice, Saka, Saliba,Trossard.

Finalja premton spektakël mes dy skuadrave që kanë dominuar sezonin evropian, me PSG-në që synon të mbrojë trofeun dhe Arsenalin që kërkon kurorën e parë në historinë e tij në Champions League/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!