Parashikimet janë që do të përfundojë sërish kështu.
Paris SG fitoi 31 majin e kaluar titullin e parë në histori në Champions pasi shkatërroi Interin në finalen e luajtur në “Alianc Arenë” të Mynihut, dhe pritshmëria kryesore është që ta mbrojë trofeun.
Kampionia e Francës dhe kampionia e Europës, natyrisht, do të duhet të luftojë në finalen e dytë radhazi këtë herë përballë Arsenalit, i saposhpallur kampion i Anglisë.
Parizienët e trajnerit Luis Enrike e prenë sërish biletën pas dramës ndaj Bajernit, që u përcaktuar pikërisht në “Alianc Arenë” ku vjet u fitua ajo që quhet “kupa me veshë”.
Skuadra franceze ka mbërritur në Budapest në formën më të mirë të mundshme.
Luis Enrike nuk ka asnjë mungesë të rëndësishme, pasi të dy ata që ishin me dyshime fizike, Hakimi dhe Dembele, cilësohen qind për qind të gatshëm për të luajtur.
Pra, kampionët e Europës do të jenë me formacionin më të mirë të mundshëm, bashkë me Kvarackelian, mbrojtjen e plotë dhe mesfushën e shkëlqyer me Vitinjën, Neveshin apo Fabian Ruizin.
Luis Enrike deklaroi se PSG nuk hyn në finale si favorit, se këto ndeshje janë të vështira dhe se Arsenali është rival shumë I fortë.
Londinezët ndërkaq janë në finalen e parë në Champions pas asaj në 2006, të dytën në histori, dhe synojnë titullin e parë.
“Topçinjtë” eliminuan me vështirësi Atletikon e Madridit në gjysmëfinale, por morali është I lartë edhe sepse u fitua titulli I parë në Angli pas 22 vitesh.
A do të mundet brezi I sotëm me yje si Saka, Odegard, Haverc apo Deklan Rajs, të bëjë realitet atë që nuk mundi gjenerata e madhe e Të Pathyeshmëve si Henri, Ljungberg, Bergkamp, Fabregas, Eshli Koul, Van Persi apo Sol Kempbëll?
Atëherë, ia doli Barcelona e Ksavit, Iniestës, Ronaldinjos dhe Samuel Etosë.
Si vjen Arsenali në këtë finale?
Në ekip kthehet holandezi Timber, ndërsa mungesa e vetme është Ben Uajt.
Kampionët e Anglisë janë në formë mjaft të mirë dhe trajneri Mikel Arteta thotë se të besuarit e tij kanë sot më shumë përvojë dhe se do të hyjnë në “Arenën Pushkash” për të fituar Championsin.
Dy tifozeritë kanë pushtuar Budapestin, dhe janë me dhjetëra mijë angleze, e pak a shumë po aq francezë.
Nuk kanë munguar përplasjet, por për fat kanë qenë të izoluara.
PSG dhe Arsenali janë ndeshur 7 herë deri tani, me nga dy fitore secila skuadër dhe 3 barazime.
Një kualifikim në Champions e kanë parizienët, ndërsa anglezët ia kanë dalë në Kupën e Kupave.


