Nuk mund të ishte dikush tjetër.
Është sërish Vllaznia kampione e Shqipërisë në futboll për femra, duke arritur titullin e 13-të radhazi.
Ndërsa skuadra e djemve ka zhgënjyer në plej of, edhe pse e ka ende një shans, janë vajzat ato që mbajnë lart emrin e Shkodrës si qyteti që solli I pari në vend sportin më popullor në botë.
Ekipi kuqeblu I drejtuar nga trajneri Nikolin Leka mundi 2-0 Apoloninë në finalen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, duke përsëritur atë që ka bërë vitet e kaluara.
Sulmuesja më e mirë, Megi Doçi, shënoi në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit, pavarësisht presionit të fierakeve, ishte Tereza Deda që shtoi rrjetën e dytë.
Suksesi I rëndësishëm dhe në vazhdimësi I skuadrës së klubit të femrave që ka për president Lazër Matinë, dhe që do të synojë të përsërisë arritjet në Champions të dy viteve më parë, kur u arrit faza e grupeve dhe u luajt ndaj gjigandëve si Real Madrid apo Çelsi.
Shqipëria do të përfaqësohet sezonin që vjen me dy skuadra në Ligën e Kampionëve, kjo për shkak të rritjes së koeficientit të kampionatit, pra bashkë me Vllazninë do të jetë edhe Apolonia.


