Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të territorit si dhe në zonën e jugut.
Në malësitë e zonës së jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 13 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.


