Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-zyrtarja e Pentagonit: Izraeli po pengon procesin e paqes SHBA-Iran

schedule18:42 - 29 Maj, 2026

schedule 18:42 - 29 Maj, 2026

Një ish-zyrtare e Pentagonit ka deklaruar se sulmet izraelite në Liban po përbëjnë pengesën kryesore në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pavarësisht interesit të deklaruar të të dyja palëve për dialog.

Alia Awadallah, ish-zyrtare e mbrojtjes në Pentagon, në një intervistë për Sky News, tha se ekziston një “pengese e madhe” në negociatat SHBA–Iran, por ajo nuk lidhet drejtpërdrejt me asnjërën nga këto vende.

Sipas saj, veprimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Liban po ndikojnë negativisht në dinamikën diplomatike në Lindjen e Mesme dhe nga këndvështrimi i Teheranit.



Megjithatë, ajo shprehu optimizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes palëve.

Sipas Awadallah, si Uashingtoni ashtu edhe Teherani kanë treguar gatishmëri për të vijuar procesin diplomatik, ndërsa armëpushimi, pavarësisht shkeljeve të raportuara, mbetet zyrtarisht në fuqi sipas deklarimeve të Shtëpisë së Bardhë.

SHBA-ja dhe Irani kanë arritur javë më parë një armëpushim pa afat të caktuar pas disa javë lufte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!