Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, flakët vihen nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikësve

schedule17:34 - 29 Maj, 2026

schedule 17:34 - 29 Maj, 2026

Një zjarr është shfaqur këtë pasdite pranë zonës së Ranës së Hedhun në Shëngjin, në një zonë me pisha. Flakët janë favorizuar nga bimësia e dendur në terren, çka ka kërkuar nevojën e mbështetjes së zjarrfikësve të Lezhës edhe nga zjarrfikës të ardhur nga Tirana dhe Vau i Dejës.

Brenda pak orësh, situata është vënë nën kontroll dhe po shkon drejt shuarjes së plotë dhe nuk ka rrezikuar struktura akomoduese që ndodhen në zonë.

Nënkryetari i bashkisë, Fatjon Zefi, thotë se së bashku me Policinë e Shtetit po hetojnë shkaqet, por e rëndësishme mbetet izolimi i plotë dhe rikontrolli i zonës për të parandaluar rindezjen, duke qenë se ka edhe prani të erës.



Thuajse çdo vit, zjarret kanë prekur zonën e Ranës së Hedhun, duke bërë që monitorimi dhe ndërhyrja të shihen si elemente parësore dhe monitorimin e vazhdueshëm të situatës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!