Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po kërkojnë ta “gjunjëzojnë vendin” pas armiqësive të fundit midis dy vendeve dhe Iranit, të cilat janë më seriozet që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 8 prill.
“Plani i verbër i armikut, pas luftës që na është imponuar, presioneve ekonomike, sulmeve politike dhe propagandës, është të krijojë përçarje dhe shkatërrim në mënyrë që të kompensojë humbjet e tij ushtarake dhe ta gjunjëzojë kombin”, tha Mojtaba Khamenei, sipas një deklarate me shkrim të transmetuar në televizionin shtetëror.
Në këtë mesazh, të transmetuar me rastin e përvjetorit të parlamentit iranian, udhëheqësi suprem i Iranit bëri thirrje edhe një herë për unitet kombëtar dhe “kohezion” të iranianëve.
Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, pasoi të atin, Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të sulmeve amerikane-izraelite më 28 shkurt, të cilat nxitën hakmarrjen e Teheranit në të gjithë rajonin.
Ai vetë, i cili u plagos gjatë këtyre sulmeve, nuk është shfaqur në publik që atëherë.
Ai pësoi “lëndime sipërfaqësore në fytyrë, kokë dhe këmbë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë iraniane të hënën, më 25 maj.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha më 13 prill se ai ishte “i plagosur dhe me shumë gjasa i shpërfytyruar”.


