Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Antonio Costa viziton Tiranën/ Presidenti i Bashkimit Europian javës tjetër në Shqipëri

schedule17:47 - 28 Maj, 2026

schedule 17:47 - 28 Maj, 2026

Presidenti I Këshillit Evropian, António Costa, do të ketë një tur vizitash në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, javën e pare të qershorit.
Vizitën e parë do e ketë në Sarajevo, të Bosnjës e Hercegovinës. Të martën, më 2 qershor, Presidenti Costa do të jetë në Tiranë, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës.
Më pas do të vijojë me Shkupin, Prishtinën dhe Beogradin.
Në fund, më 5 qershorai do tëj etë në Tivat të MalittëZi, ku do të bashkë-kryesojë Samitin vjetor BE-Ballkani Perëndimor.
Në këto takime me zyrtarët më të lartë të këtyrevendeve, Presidenti I Këshillit Evropian do të diskutojë mbi mundësitë dhe sfidat rreth zgjerimit, integrimit gradual, bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe stabilitetit.
“Turneu im id ytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: angazhimi i BE-së ndaj rajonitë shtë real; po aq real sa edhe mundësia për zgjerim. Momenti është aty. Tani është koha për të dhënë rezultate”, ka thënë António Costa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!