Neymar nuk hoqi dorë nga dëshira për t’i bërë një “hyrje triumfues” rikthimit të tij në kombëtaren e Brazilit. Sulmuesi 34 vjeçar, që u ftua nga trajneri Carlo Ancelotti për finalet e “Botërorit 2026”, mbërriti në kampion stërvitor të “Selecao” me helikopterin personal.
Pavarësisht kësaj zgjedhjeje, të cilësuar të ekzagjeruar nga shumë tifozë në rrjetet sociale për një futbollist që nuk e kishte të sigurtë grumbullimin deri në sekondën e fundit, Neymar u duk si një fëmijë në stërvitjen e parë.
Ai takoi plot përzemërsi shokët e skuadrës dhe trajnerin Ancelotti, përpara se të zhvillonte seancën e parë në përgatitjet e pesë herë kampionëve të Botës.
Gjithsesi, për t;u parë mbetet se si do të jetë forma e “O’Ney”, i cili mungoi në ndeshjen e fundit me Santos për shkak të një lëndimi.
Por sipas stafit mjekësor të klubit dhe kombëtares, futbollisti do të jetë 100% gati për sfidat e Kupës së Botës.
Neymar nuk do të humbasë atë që do të jetë Botërori i fundit në karrierën e tij, aq më tepër që dy edicionet e mëparshëm ishin pas fat për futbollistin.
Po ashti, sulmuesi kërkon të shpërblejë besimin e Ancelottit dhe pritshmëritë e tifozëve të Brazilit, që shpresojnë të kthehen sërish triumfues në një Botëror./abcnews.al


