Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tare u largua me lot”, Gazetari i njohur Pellegatti, flet për takimin e fundit me shqiptarin

schedule11:53 - 28 Maj, 2026

schedule 11:53 - 28 Maj, 2026

Vlerësimin e pati shumë të lartë. Po flasim për një gazetar të lidhur ngushtë me Milanin si Karlo Pelegatti, njeriu që ka transmetuar kronikat për kuqezinjtë që para më shumë se 40 viteve, dhe që pati një takim të fundit me Igli Taren.

Tifozi milanist dhe i ftuar i shpeshtë në Mediaset, i kushton ish-drejtorit sportiv kuqezi një postim në rrjetet sociale, duke komentuar se qendroi një orë me të dhe se I dhuroi një libër të tijin.

Për Pelegatin, Tare është një person shumë pozitiv, i apasionuar, i aftë dhe një profesionist I vërtetë.



Sipas gjykimit të një 76-vjeçari me shumë përvojë, dhe që i njeh Milanit dhëmbë e dhëmballë siç thuhet, keqardhja është e madhe që shqiptari largohet pas një viti punë, ndërsa thotë se ish-drejtori I shprehu mërzinë që nuk mundi të punonte siç duhet në një ambient të përçarë.

Për më tepër, që Igli e kishte këtë skuadër në zemër.

Skuadra kuqezi mbeti jashtë Championsit pasi humbi në javën e fundit ndaj Kaljarit në “San Siro”, edhe pse kryesoi 1-0, dhe edhe pse i mjaftonte një pikë në shtëpi.

Pas kësaj katastrofe, pronari I klubit Kardinale vendosi të largonte edhe trajnerin Masimiliano Alegri, edhe drejtorin Tare dhe drejtues të tjerë. Siç thotë Pelegati, ai humbi një drejtor, por fitoi një mik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!