Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës të bëjë transparencë me procedurat e tenderit për ndërtimin e Teatrit të ri. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dyshon se Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë që do të ndërtojë teatrin e ri, por nuk bën transparencë për çështjen.
Ditën e djeshme Aleanca për mbrojtjen e teatrit është paraqitur në zyrat ë Bashkisë së Tiranës për të kërkuar informacion për këtë cështje por nuk kanë marrë një përgjigje në lidhje me kërkesën e tyrë.
Ndërkohë ditën e sotme ata kanë paraqitur përpara prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK një kallzim penal ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës së ka shpërdoruar detyrën duke mbajtur të fshehtë procedurat e tenderit për ndërtimin e godinës së re.
Kallëzimi penal në SPAK nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është paraqitur ditën e sotme rreth orës 11 pranë kësaj strukture.
ABC News ka siguruar kallëzimin penal që ka dorëzuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pranë SPAK. /abcnews.al