Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ka paqe, por sulme/ SHBA godet në Iran vende raketash dhe anije minimi

schedule20:11 - 26 Maj, 2026

schedule 20:11 - 26 Maj, 2026

Shtetet e Bashkuara kane shkelur Armepushimin ne Fuqi dhe Teherani zoteron te drejten ti kunderpergjigjet sulmeve me te fundit te Washingtonit. Kjo ishte deklarata e Ministrise se Jashmte Iraniane pasditen e kesaj te marte mbi sulmet e fundit Amerikane ne Jug te Irani. Komanda Qendrore Ushtarake Amerikane ne Lindjen e Mesme deklaroi ne oret e para te kesaj tem arte se kishte kryer sulme vetembrojtese kundër objektivave ushtarake iraniane në jug të vendit, përfshirë raketave te ndryshme dhe mjeteve që dyshohej se po vendosnin mina detare. Sipas Centcom, këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur trupat amerikane nga kërcënimet e forcave iraniane.

Ministria e Jashtme e Iranit e cila tha se keto veprime nuk do te mbeten pa pergjigje  ka akuzuar Washingtonin për “agresion të pajustifikuar” dhe e paralajmëroi se Teherani do të mbajë SHBA-në përgjegjëse për pasojat e veprimeve të saj në rajonin e Hormozganit, pranë Ngushticës së Hormuzit – një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës.  Pershkallezimi I fundit mes Washingtonit dhe Teheranit vjen ne momentin ku besojej se palet ishin me prane nje marreveshje paqeje se kurre.

Burime të cituara nga mediat ndërkombëtare thonë se sulmet amerikane kanë shënjestruar zona pranë Bandar Abbas, një qytet port strategjik dhe bazë detare iraniane në Ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë, autoritetet lokale iraniane kanë raportuar shpërthime dhe kanë nisur hetime. Forcat iraniane të Gardës Revolucionare pretendojnë gjithashtu se kanë rrëzuar një dron amerikan dhe kanë qëlluar drejt një avioni luftarak që, sipas tyre, ka hyrë në hapësirën ajrore iraniane, pa dhënë detaje të mëtejshme.



Ngjarjet ndodhin në një moment delikat diplomatik, teksa po zhvillohen negociata për zgjatjen e armëpushimit dhe një marrëveshje më të gjerë mbi programin bërthamor të Iranit. Sipas burimeve diplomatike, diskutimet përfshijnë gjithashtu çështjen e ngrirjes së aseteve iraniane jashtë vendit dhe sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e tregtisë globale të naftës.

Zyrtarë amerikanë kanë deklaruar se një marrëveshje ende është e mundur, por procesi mbetet i brishtë dhe i ndërlikuar, ndërsa palët vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për shkelje të armëpushimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!