Lamtumirën e kishte njoftuar prej kohësh, por kjo nuk e zbehu aspak emocionin dhe nuk i ndaloi lotët e Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian u nderua nga Liverpool dhe tifozët e tij në “Anfield Road”, ku luajti ndeshjen e fundit me “The Reds”.
Nderime të merituara për “Faraonin”, që largohet nga skuadra angleze pas nëntë vitesh të mbushura me suksese. Që pas transferimit nga Roma në vitin 2027, Salah ndihmoi Liverpool të fitonte nëntë trofe, mes tyre 1 Champions dhe dy tituj kampion në Premier League.
Jo vetëm kaq.
Mohamed Salah përshëndeti “Anfield Road” si njeriu i rekordeve. Në 440 ndeshje, ai shënoi 257 gola, duke lënë pas legjenda të tjera të klubit si Kenny Daglish, Robbie Foëler apo Michael Oëen.
Ai është shënuesi I dytë më i mirë në historinë e Liverpool, vetëm pas Ian Rush.
Po ashtu, sulmuesi egjiptian mban rekordin e asistimeve, me 93 të tillë, duke kaluar ish kapitenin Steven Gerard. Të gjitha këto i kanë rezervuar Mohamed Salah, një vend në historinë e Liverpool dhe mbi të gjitha në zemrat e tifozëve të kuq.
Pasi mbylli aventurën me skuadrën angleze, Salah pritet të transferohet në Arabinë Saudite, duke ndjekur rrugën e të tjerë yjeve të tjerë të futbollit për fundin e karrierës./abcnews.al


