Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenal ngre trofeun/ “Topçinjtë” festojnë zyrtarisht titullin kampion në Premier League

schedule11:19 - 25 Maj, 2026

schedule 11:19 - 25 Maj, 2026

Titullin kampion e kishin fituar një javë më parë, por ioshte pikërisht ky moment që Arsenal dhe tifozët e tij prisnin prej më shumë se dy dekadash. “Topçinjtë” e Londrës ngritën lart trofeun më të rëndësishëm të futbollit anglez, për herë të parë që nga viti 2004. Ky ishte titulli i 14 kampion në historinë e skuadrës londineze dhe i katërti në erën e Premier League.

Një triumf i merituar për Arsenal.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta kryesoi thuajse gjithë sezonin, duke mundur rivalitetin shumë të fortë të Manchester City.



“Topçinjtë” e mbyllën Premier League me fitoren 2-1 në fushën e Crystal Palace.

Në total, londinezët siguruan 26 fitore, 7 barazime dhe vetëm 5 humbje, duke grumbulluar 86 pikë, 7 më shumë se Manchester City.

Edhe statistikat e tjera janë mbreslënëse me 71 gola të shënuar dhe 27 të pësuar në 38 ndeshje të kampionatit anglez.

Pas triumfit në Premier League, Arsenal ka mundësi ta bëjë akoma më të paharruar këtë sezon, pasi më 30 maj do të luajë në Budapest finalen e Champions kundër Paris SG.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!