Kim Dotcom, themeluesi i Megaupload, ka paditur qeverinë e Zelandës së Re për miliarda dollarë dëme të shkaktuara nga arrestimi i tij në vitin 2012.
Sipërmarrësi i internetit, njëkohësisht është duke luftuar ekstradimin në SHBA për shkelje të së drejtës së autorit dhe mashtrim.
Dotcom thotë se mandati i arrestit ishte i pavlefshëm duke shfuqizuar në këtë mënyrë të gjitha akuzat ndaj tij.
Ai kërkon dëmshpërblim për shkatërrim të biznesit dhe prishje të imazhit.
Sipas ekspertëve, grupi i kompanive Megaupload do të vlente 10 miliardë dollarë sot, nëse nuk do ishte fikur gjatë bastisjes nga forcat policore të Zelandës së Re.
Sipas BBC, Dotcom kërkon 6,8 miliardë dëmshpërblim duke qenë se ai mbante 68% të aksioneve të kompanisë atë kohë./abcnews.al