Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen bombola e gazit në magazinë/ Durrës, humb jetën punëtori nga Bangladeshi, një tjetër përfundon në spital

schedule09:33 - 24 Maj, 2026

schedule 09:33 - 24 Maj, 2026

TIRANË- Një zjarr i rënë në ambientet e një magazine në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia në Durrës, i ka marrë jetën një 25-vjeçari nga Bangladeshi, ndërsa një 30-vjeçar nga Kenia është transportuar për ndihmë në spital.

Sipas Policisë, flakët shpërthyen rreth orës 08:00 në ambientin ku gatuhej për punonjësit e një magazine, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një bombol gazi. 25-vjeçari Omar Faruk dyshohet se humbi jetën nga asfiksia.



Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të zjarrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!