Durrësi çel zyrtarisht sezonin veror.
Aktivitetet e organizuara me këtë rast nisën me garën tradicionale të notit në pishinën publike, ku morën pjesë sportistë dhe të rinj.
Me synimin për të promovuar qytetin dhe për të tërhequr sa më shumë vizitorë këtë verë, qyteti do të ofrojë një kombinim më të pasur mes turizmit bregdetar dhe atij kulturor, falë hapjes së dy muzeve, atij arkeologjik dhe Shtëpisë Muze “Aleksandër Moisiu”.
Përgatitjet për çeljen e sezonit turistik veror po finalizohen edhe në Shëngjin.
Pastrimi i hapësirave publike mbetet prioritet. Paralelisht po ndërhyhet në infrastrukturë, organizimin e qarkullimit dhe menaxhimin e territorit.
Zyrtarisht, sezoni turistik në Shëngjin pritet të hapet këtë fundjavë.
Synimi është që këtë verë të promovohet jo vetëm bregdeti, por edhe pasuritë historike, kulturore dhe natyrore të gjithë zonës.


