Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tulsi Gabbard, jep dorëheqjen si drejtore e Inteligjencës Kombëtare në administratën Trump

schedule20:45 - 22 Maj, 2026

schedule 20:45 - 22 Maj, 2026

Tulsi Gabbard ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtores së Inteligjencës Kombëtare (DNI) në administratën e presidentit Donald Trump.

Në letrën e dorëheqjes, Gabbard ka përmendur arsye personale, duke bërë të ditur se bashkëshorti i saj është diagnostikuar me një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit të kockave. Sipas raportimeve, ajo e ka informuar presidentin Trump për vendimin e saj gjatë një takimi të zhvilluar në Oval Office.

Ajo pritet të largohet zyrtarisht nga posti më 30 qershor. Gabbard ishte emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare në fillim të vitit 2025, pas rikthimit të Trump në White House për mandatin e tij të dytë presidencial.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!