E kishte pritur gjatë, madje i ishte kthyer në një obsesion të vërtetë. Cristiano Ronaldo më në fund arrin të fitojë titullin kampion në Arabinë Saudite me Al Nassr dhe e bënë këtë si një protagonist I vërtetë.
Në ndeshjen e javës së fundit të sezonit, CR7 udhëhoqi skuadrën e tij në fitoren 4-1 kundër Damac, duke shënuar edhe dy gola.
Sadio Mane kaloi vendasit në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Kingsley Coman dyfishoi shifrat pas pushimit.
Damac zbuti përkohësisht diferencën nga pika e panalltisë, ndërsa më pas në skenë do të ngjitej ylli më i madh i futbollit në Arabinë Saudite.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e tretë me një goditje dënimit, ndërsa po vetë vulosi fitoren dhe triumfin e Al Nassr, që kthehet te titulli kampion në Ligën Profesioniste Saudite.
Ky ishte trofeu i parë për CR7 në tokën e sheikëve dhe i teti titull kampion kombëtar, pas atyre të fituar në Premier League, la Liga dhe Serie A.
Po ashtu, ky trofe i shtohet pesë Champions të fituar në Europë, pa harruar edhe pesë “Topat e Artë”.
Jo vetëm kaq. Me dy golat në ndeshjen e fundit, Cristiano Ronaldo ngjitet në kuotën e 973 realizimeve, duke u afruar më shumë me objektivin më të madh në karrierë, atë të arritjes së 1 mijë golave në karrierë.


