Cristiano Ronaldo është shënuesi më i mirë në Champions League në dekadën e fundit. Sulmuesi portugez ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës plot 145 herë, duke lënë pas polakun Robert Lewandowski. Sulmuesi i Bayern Munchen ka shënuar 101 gola, kurse në vendin e tretë renditet Lionel Messi me 99 rrjeta të tundura.
Portugezi i Juventusit është gjithashtu shënuesi më i mirë i këtij viti ne turnetë e UEFA-s. Sulmuesi ka shënuar 21 gola, 7 në Champions League, 11 në kualifikueset e EURO 2020 dhe tre në Nations League. I dyti pas tij është Harry Kane.
Anglezi ka shënuar 19 gola. Sulmuesi i Tottenham ka realizuar 7 herë në Champions dhe 12 herë në kualifikueset e Europianit. Një femër është në podium. Vivianne Miedema, e Arsenal, ka shënuar 10 herë në Ligën e Kampioneve për femra dhe tetë gola me Holandën. /abcnews.al
Ronaldo finishes the decade as top scorer in UEFA competition with 145 goals ?
Best one?#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 30, 2019