Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burgjet sërish në ‘sitë’/ Kontrolle në Shkodër, Peqin e Durrës. Ja çfarë u sekuestrua

schedule17:39 - 21 Maj, 2026

schedule 17:39 - 21 Maj, 2026

Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër është zhvilluar një kontroll i gjerë nga Grupi i Sigurisë.

Kontrollet janë ushtruar nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë, Specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit. Gjatë kontrollit fizik të paraburgosurit Gjergj Zefi është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”.



Personi është veçuar menjëherë, ndërsa për rastin është hartuar raport incidenti dhe dokumentacioni përkatës procedural. Po ashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe dy telefona të tjerë celularë të tipit “iPhone”, të cilët janë sekuestruar nga autoritetet.

Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe në burgun e Durrësit dhe të Peqinit.

Kontrollet në burgun e Durrës, janë ushtruar në ambientet e brendshme të godinës “A”, në dhomën ku qëndrojnë të paraburgosurit Gëzim Allci, Naim Beluli, Ermal Ceni dhe Murat Çerriku.
Gjatë kontrollit është gjetur një aparat celular i llojit iPhone, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të të paraburgosurit Ermal Ceni, i cili ka pranuar se aparati celular është në pronësi të tij.
Po në godinën “A” gjatë kontrollit janë gjetur dy USB, për të cilat janë kryer procedurat përkatëse të sekuestrimit dhe administrimit si sende të ndaluara.

Naim Behluli u arrestua si pjesë e operacionit “Ura” grupi i Pojës. Gëzim Allci i arrestuar për vrasjen e dy të rinjve në Manzë (ngjarja tetor 2025) , ndërsa Ermal Ceni i arrestuar për tentativën e shtypjes se një personi në Durrës. Murat Çerriku i arrestuar për kanosje me armë zjarri.

Gjithashtu janë ushtruar kontroll edhe në burgun e Peqinit, përkatësisht në godinat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit.
Gjatë kontrollit, në ambientet e dusheve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 aparate celularë, konkretisht: 1 celular “Samsung” ngjyrë e bardhë dhe 1 celular “Redmi” ngjyrë e zezë.
Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara. Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!