Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Renditja e Financial Times: Punëdhënësit më të mirë të Europës për vitin 2026

schedule16:40 - 21 Maj, 2026

schedule 16:40 - 21 Maj, 2026

Punonjës nga e gjithë Europa u anketuan nga Financial Times dhe Statista për të hartuar renditjen e këtij viti. Kompania suedeze Skanska kryeson renditjen “Punëdhënësit më të mirë të Europës 2026” me rezultatin maksimal 100 pikë. E specializuar në sektorin e ndërtimit, kompania u vlerësua lart nga punonjësit për kushtet e punës dhe reputacionin e kompanisë.

Financial Times dhe Statista si partnere, publikuan renditjen e këtij viti “Europe’s Best Employers”, me 1,000 kompani, bazuar në një anketim të punonjësve.

Punonjësve iu kërkua të jepnin opinionet e tyre për punëdhënësin aktual mbi faktorë si kushtet e punës, paga, mundësitë për zhvillim dhe imazhi i kompanisë.



Sektori më i përfaqësuar në renditje ishte IT, interneti, software dhe shërbimet, ndjekur nga prodhimi dhe përpunimi i materialeve, metaleve e letrës, si edhe nga sektori i shitjes me pakicë.

Gjermania ishte vendi me numrin më të madh të kompanive me seli europiane në renditje, me 269 kompani, e pasuar nga Franca (168) dhe Mbretëria e Bashkuar (137). Qytetet më të përfaqësuara ishin Londra (70), Parisi (53) dhe Dublini (34).

Për të identifikuar “Europe’s Best Employers 2026”, Statista, në partneritet me Financial Times anketoi punonjës në të gjithë Europën lidhur me punëdhënësit e tyre dhe kompani të tjera brenda industrive përkatëse. Në total u mblodhën dhe analizuan më shumë se 6 milion vlerësime.

Në renditje u përfshinë kompanitë që punonjësit do t’ua rekomandonin të tjerëve, bazuar në kënaqësinë me vendin e tyre të punës ose reputacionin që këto kompani kanë në industrinë përkatëse.

Për t’u kualifikuar, kompanitë duhej të kishin të paktën 500 punonjës në Europë dhe prezencë ndërkombëtare në të paktën dy vende europiane, përmes zyrave, vendeve të punës ose proceseve aktive të rekrutimit.

Lista paraprake përfshinte mbi 15 mijë punëdhënës të identifikuar përmes databazave të kompanive, burimeve të industrisë e kërkimeve të posaçme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!