Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nën akuzën për korrupsion pasiv/ Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë i shpëton qelisë. GJKKO: 2 vite burg në shërbim prove

schedule14:54 - 21 Maj, 2026

schedule 14:54 - 21 Maj, 2026

Gjykata e Posaçme shpall vendimin për ish kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë Zyra Islamaj dhe për ndërtuesin Rrok Gega, të cilët u gjykuan për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “korrupsion aktiv”.

GJKKO vendosi që  Zyra Islamaj dënohet me 2 vite e 1 muaj burg, konvertohet në 2 vite shërbim prove. Me kusht të mos kryerje vepër tjetër penale. Gjithashtu GJKKO vendosi që t’i hiqet e drejtë për te ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Gjykata dënon me 6 muaj burg Rrok Gegën, vihet në provë për një periudhë 1-vjeçare.



Kujtojmë se Islamaj u gjet fajtore për veprën penale “korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Rrok Gega për “korrupsion aktiv”.

Bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës, ku ish kryebashkiakja e komanduar kishte interesa personale. Zyra Islamaj sipas SPAK ka abuzuar me detyrën, duke favorizuar familjarët e saj për ndërtimin e një ure.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!