I mbetet të kalojë vetëm numrin 1. Shei Gilgës Aleksandëre e tregoi veten si basketbollisti më I mirë I sezonit të rregullt në NBA, duke udhëhequr Oklahomën në fitoren e vështirë e të madhe ndaj San Antonios, e duke kaluar një legjendë.
Ylli kanadez shënoi 30 pikë, e la prapa Rasëll Uesbrukun për numrin e ndeshjeve me 30 pikë gjatë plej ofit për këtë klub.
Shei ka 27 paraqitje të tilla, Uestbruk është ndalur në 26, ndërsa përpara tij mbetet vetëm I madhi dhe tepër I talentuari Kevin Durant, që ka shënuar 39 herë të paktën 30 pikë në plej of.
Suksesi I Oklahomës në Arenën e vet ishte 122-113, në një përballje me luftë të fortë deri në fund, dhe Gilgës-Aleksandër shtoi edhe 4 topa në tabela, 9 asistë, një vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh.
Këtë herë nuk ishte drama e kaluar, kur u deshën dy kohë shtesë për të përcaktuar fituesin që ishte San Antonio.
Holmgren shtoi 13 pikë për vendasit dhe Hartenstein 10 pikë e 13 topa në tabela.
Për Spërsat nuk mjaftoi Viktor Uembaniama që shënoi më pak këtë herë, 21 pikë, por kapi 17 topa në tabela, shërbeu 6 asistë, vodhi një top dhe bllokoi 4 gjuajtje.
Rezultati I serisë finale të plej ofit në Konferencën Perëndimore është 1-1, ndërsa sfida e tretë do të luhet në San Antonio.


