Sistemi energjitik shqiptar po furnizohet gjithmonë e më tepër nga energjia e prodhuar nga dielli. Të dhënat e fundit konfirmojnë se gjatë muajit prill 2026 janë prodhuar mbi 83 mijë megavatorë nga rreth 56 mijë megavatorë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë duke pësuar një rritje me gati 51%.
Rritja e prodhimit nga centralet fotovoltaike konfirmon ndryshimin gradual të strukturës së prodhimit energjetik në vend duke ulur varësinë nga energjia elektike e prodhuar nga uji.
Përveç parqeve të mëdha, numri i “vetëprodhuesve” biznese dhe familje që përdorin panele diellore për konsum vetjak dhe hedhin tepricat në rrjet) është rritur ndjeshëm.
Sektori i energjisë diellore në Shqipëri ka shënuar një rritje të shpejtë, ku prodhimi nga centralet fotovoltaike përbën aktualisht rreth 11% të prodhimit total vendas të energjisë gjatë vitit të kaluar ndërsa një sërë investimesh të tjera për prodhimin e energjisë nga era janë në plan. Ky zhvillim i kapaciteteve të energjisë së rinovueshme tregon rritje të burimeve të reja për një të ardhme më të gjelbër dhe më të sigurt energjie në vend.
Po ashtu sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri vijoi të rritet edhe gjatë muajit prill 2026.
Sipas të dhënave zyrtare prodhimi total i energjisë elektrike në vend arriti në 694,190 MËh gjatë prillit 2026, nga 640,358 Mwh në prill 2025. Pesha kryesore vijon të mbahet nga hidrocentralet me rezervuar./abcnews.al


