Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kincks, përmbysje e “çmendur”/ Skuadra e New York dizavantazhin e 22 pikëve, mundi Cleveland

schedule12:38 - 20 Maj, 2026

schedule 12:38 - 20 Maj, 2026

Me një përmbysje të çmendur, në një mbrëmje të madhe të mbushur me yje në “Madison Square Garden”, New York Knicks mundën Cleveland Cavaliers me rezultatin 115-104 në kohën shtesë për të marrë epërsinë 1-0 në finalet e Konferencës Lindore të NBA.

Të zotët e shtëpisë ishin 22 pikë prapa me 7 minuta të mbetura, por arritën ta përmbysnin rezultatin për të çuar ndeshjen në shtesë pas një serie prej 18-1.

Rikthimi me 22 pikë është më i madhi në historinë e playoff për Knicks dhe gjithashtu rikthimi i dytë më i madh në çerekun e katërt nga ndonjë skuadër që kur janë regjistruar të gjitha statistikat e ndeshjeve.



Jalen Brunson me 38 pikë udhëhoqi Knicks drejt fitores në një stadium të mbushur plot me personazhe të famshëm.

Landry Shamet ishte gjithashtu vendimtar nga stoli për New York, duke shënuar një gjuajtje vendimtare për tre pikë për të barazuar rezultatin me më pak se një minutë të mbetur në kohën e rregullt dhe më pas një tjetër në kohën shtesë për të rritur epërsinë e Knicks në nëntë pikë.

Mikal Bridges me 18 pikë, Karl-Anthony Toëns me 13 pikë e dhe 13 ribaund dhanë një dorë tjetër në triumfin e njujorkezëve.

Nga ana tjetër, Donovan Mitchell ishte lojtari më i mirë i Cavaliers në “Madison Square Garden” me 29 pikë, 5 ribaund, 3 asiste dhe 6 vjedhje topi.

Por kjo paraqitje spektakolare e yllit të Cleveland nuk e ndihmoi ekipin e tij, që edhe finalen e dytë në Perëndim do ta luajë në fushën e Neë York.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!