Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një italian barazon “kanibalin”/ Kampioni në Apenine, Ganna, fiton kronometrin në “Giro”

schedule12:29 - 20 Maj, 2026

schedule 12:29 - 20 Maj, 2026

Kjo garë historike ka pasur shumë heronj.

Një Edi Merks, Fausto Kopi, Xhino Bartali apo Francesko Mozer janë vetëm disa nga emrat e lavdishëm të Xhiros së Italisë, ndërsa një tjetër çiklist arriti të shkruhej aty.

Ky është Filipo Gana, një italian 29-vjeçar që vendosi një rekord vërtet të veçantë.



Piemontezi fitoi etapën e kronometrit individual dhe vendosi shpejtësinë prej 54.905 kilometra në orë.

Statistikat na thonë se asnjë çiklist nuk ka arritur shpejtësi të tillë në etapat e kronometrit me të paktën 40 kilometra gjatësi në të treja garat e mëdha të këtij sporti, në Turin e Francës, Xhiron e Italisë dhe Vueltën e Spanjës.

Jo vetëm kaq, por Gana fitoi kronometrin e shtatë në pjesëmarrjet e tij në Rrethin Çiklistik të Italisë, duke u barazuar me “kanibalin” Edi Merks.

Natyrisht, legjenda belge ka shumë triumfe të tjera në Tur apo në Vueltën spanjolle.

Vetëm Françesko Mozer ka më shumë se ata, 12.

Çiklisti I kaltër I përshkoi 42 kilometrat nga Viarexho në Masa për 45’53”, duke lënë gati dy minuta prapa vendin e dytë që e zuri holandezi Arensman.

Jonas Vingegard, që gjithmonë kemi thënë se është favorite për të fituar Xhiron, zhgënjeu edhe këtë herë, duke mos e marrë dot Fanelën Rozë.

Atë vazhdon ta mbajë portugezi Alfonso Eulalio, por që tani ka vetëm 27 sekonda më shumë sesa danezi.

Duhet pritur 23 maji, pra etapa e parë e vërtetë malore, për të parë ndryshime të rëndësishme në renditje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!