Shqipëria ka firmosur marrëveshje me Zvicrëm, lidhur me Projektin e Vlerësimit të Dëmtimeve në Ndërtesa, që zbatohet nga Instituti i Ndërtimit me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Marrëveshja u firmos nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ambasadorja zvicerane në Turanë, Ruth Huber.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Karakaçi theksoi se marrëveshja synon forcimin e sistemit kombëtar për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, përmes unifikimit të standardeve teknike, trajnimeve profesionale dhe rritjes së bashkëpunimit institucional në situata emergjente.
“Me Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për Projektin e Vlerësimit të Dëmtimeve në Ndërtesa, i zbatuar nga Instituti i Ndërtimit me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).
Marrëveshja synon forcimin e sistemit kombëtar për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, përmes unifikimit të standardeve teknike, trajnimeve profesionale dhe rritjes së bashkëpunimit institucional në situata emergjente.
Ajo parashikon gjithashtu rritjen e kapaciteteve teknike dhe ekspertizës profesionale, me qëllim përmirësimin e sigurisë publike, qëndrueshmërisë së ndërtesave dhe reagimit pas fatkeqësive natyrore”, shkruan Karakaçi.



