Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për Benet Becin/ Shtyhet seanca e parë në themel ndaj kreut të Bashkisë së Shkodrës

schedule11:29 - 20 Maj, 2026

schedule 11:29 - 20 Maj, 2026

Është shtyrë për herë të tretë seanca e parë në themel ndaj kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatit të tij, si edhe e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 29 maj, në orën 09:30.



Benet Beci dhe 6 të pandehur të tjerë Adela Ruko,Edlira Mitrushi,Jonid Kazani,Yllka Nishku,Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni dyshohen nga Prokuroria e Posaccme për kryerjen e veprës penale “shkelje e barazisë në tendera”, kryer në formën e bashkëpunimit.

Ata akuzohen se kanë favorizuar një kompani private në një prokurim me vlerë rreth 650 mijë euro.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”.

Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Benet Beci në bashkëpunim me gjashtë vartësit e tij, kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe de privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k,”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!