Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

AMP ndalon nënkomisarin e Policisë Sarandë, Edmond Ruçi/ U përgjua në dhomat e shoqërimit me 2 “spaçatorë”

schedule09:10 - 20 Maj, 2026

schedule 09:10 - 20 Maj, 2026

2 “spaçatorë” çuan në ndalimin nga AMP të nënkomisar Edmond Ruçi,  specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Sipas informacioneve, gjatë ndalimit të 2 personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, janë vendosur pajisje përgjimi në ambientet e dhomave të shoqërimit dhe pas kësaj ka ardhur edhe ndalimi nga AMP i oficerit të policisë.

Përgjimi është bërë me urdhër të prokurorisë.



Më herët, janë arrestuar disa efektivë policie në qytetin bregdetar, si të përfshirë në favorizime sa i përket një ndërtimi pa leje në një hapësirë plazhi. Në pranga përfundoi edhe shefi i komisariatit!

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!