Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“BE po nxit anëtarësimin e Shqipërisë”/ Kamberi: Vendi ka ende sfida për të mbyllur

schedule13:32 - 19 Maj, 2026

schedule 13:32 - 19 Maj, 2026

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se BE po nxit anëtarësimin e Shqipërisë, edhe për shkak të rrethanave gjeopolitike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kamberi u shpreh se vendi ka ende sfida për të mbyllur dhe do të jetën nën vëzhgim, deri në momentin e anëtarësimit.

“Shumica besojnë se ky proces nxitet, shtyhet nga BE, për shkak edhe disa rrethanave gjeopolitike, veçanërisht pas konfliktit të Rusisë në Ukrainë. Ky lloj rizgjimi i procesit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor drejt BE, përtej rrethanave gjepolitike, kanë të bëjnë edhe me faktorë të brendshëm të vendeve. Shqiptarët, në raportin me procesin e integrimit, janë ndër popujt më optimistë. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Shqipëria ka sfidë jo të vogël përpara. Dihet, reforma në drejtësi, bën 10 vjet, tregon se Shqipërisë i duhet të bëjë një bilanc, se çfarë ka arritur. COLEA po diskuton përmbushjet e këtyre piketave, por pavarësisht mendimit, Shqipëria ke ende sfida. Ka edhe sfidën e anëtarësimit, e ratifikimit të anëtarësimit.



Shqipëria do të jetë gjithmonë nën vëzhgim. Përmbyllja e procesit teknik, është hapi kryesor dhe Shqipëria e ka përmbushur. Kalimi i këtij procesi dhe kalimit te procesi i ratifikimit, i kalon vendeve anëtare”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!