Ajo që dukej si e paarritshme, po afrohet.
Pep Guardiola vazhdon të fitojë trofe në karrierën e tij, dhe sot në moshën 55-vjeçare nuk është shumë larg nga legjenda Sër Aleks Ferguson.
Me Kupën e Anglisë të pronësuar në “Uembli” të Londrës, në finalen e fituar 1-0 ndaj Çelsit, trajneri katalanas u ngjit në 41 trofe në stol.
Skocezi madhështor u ndal në 48 kur doli në pension në vitin 2013.
Ende jo I vjetër dhe me energji, dhe me diferencë vetëm 7 trofe, ekzistojnë të gjitha mundësitë që Pep ta arrijë e ta kalojë mjeshtrin që u bë I pavdekshëm tek Aberdini në Skoci dhe tek Mançester Junajtidi në Angli.
Edhe Guardiola shumicën e suksesit e ka pikërisht në ishull, me 20 tituj me Mançester Sitin.
Kjo Kupë e Anglisë ishte një shpërblim aspak I vogël në një sezon shumë të vështirë, në të cilin të mbiquajturit “Qytetarët” u turpëruan nga Reali në Champions, si dhe dështuan në Kupën e Botës për klubet.
Në ish-stadiumin perandorak vendosi goli I shënuar nga Semenio në 71’.
Siti luajti më mirë, mbajti më shumë topin, e bëri dyfishin e gjuajtjeve, por nuk e pati të lehtë të thyente rezistencën e “Bluve të Londrës”.
Guardiola dhe skuadra e tij kanë mundësi për një tjetër triumf.
Mundësitë matematike janë jo të vogla ndaj Arsenalit, me dy ndeshje për t’u luajtur në Premier Ligë deri në 24 maj, dhe me londinezët që kryesojnë me dy pikë më shumë sesa Siti.
Nuk dihet nëse kjo do të ndikojë në të ardhmen e teknikut nga Spanja, I cili ka edhe një vit kontratë me klubin, por e ardhmja duket krejtësisht e paqartë.


