Nuk u desh të pritej 20 maji.
Trabzonspori I dha drejtim që të realizonte blerjen e kartonit të Ernest Muçit, pasi Beshiktashi nuk I uli aspak pretendimet e tij.
E ardhmja e yllit kuqezi është e zgjidhur deri në 2029, sipas kontratës së re, klubi turk theu rekordin e shpenzimeve për të marrë një lojtar, dhe tiranasi u bë futbollisti me rrogën më të lartë në kombëtaren shqiptare.
Këtë nder e kishte Mario Mitaj me 3 milionë euro në sezon, si dhe mjaft të paguar janë edhe Broja apo Daku.
Gjithsesi, Muçi do të duhet të paguajë taksa në Turqi, ndërsa Mitaj nuk e ka këtë problem në Arabinë Saudite.
Kostoja e transferimit, siç shkruajnë gazetat kryesore sportive të Stambollit, “Fanatik” dhe “Foto Maç” arrin në 9.5 milionë euro, pasi një milionë u paguan për huazimin dhe 8.5 ishte shuma shtesë që kërkonte Beshiktashi.
Nuk dihet nëse klubi nga kryeqyteti I vjetër e mendoi ta kthente shqiptarin, apo kishte plane të tjera.
Ky sezon ka qenë I shkëlqyer për Muçin, pasi ai theu rekordet e tij edhe për golat edhe për asistet.
Në total, ylli kuqezi shënoi 15 rrjeta, nga të cilat 11 në Superligë, si dhe shërbeu 9 pasime për golat, nga të cilët 5 në Kupë.
Mundësia është për të fituar pikërisht Kupën e Turqisë, që do të luhet në 22 maj ndaj Konjasporit, ndërsa në kampionat është I sigurt vendi I tretë, pra Liga e Konferencës.
Nëse fitohet Kupa, sigurohet Liga e Europës.


