Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Gjermani/ Aeroplani bie në zonë banimi, raportohet për të vdekur

schedule07:57 - 17 Maj, 2026

schedule 07:57 - 17 Maj, 2026

Dy persona humbën jetën sot kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë banimi në qytetin jugperëndimor Limburgerhof të Gjermanisë.

“Bazuar në hetimet deri më tani, dy personat në bord kanë humbur jetën në aksident. Aktualisht nuk ka raportime për banorë të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Thorsten Mischler.

Megjithatë, sipas transmetuesit publik SWR, të paktën edhe një person tjetër është lënduar.



Një numër i madh policësh dhe ekipesh emergjente ndodhen në vendngjarje.

“Vendi i rrëzimit është rrethuar në një zonë të gjerë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Hetimet për shkakun e aksidentit po vazhdojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!