Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Dy të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël në Gjermani

schedule16:17 - 16 Maj, 2026

schedule 16:17 - 16 Maj, 2026

Dy persona humbën jetën sot kur një avion i vogël u rrëzua në një zonë banimi në qytetin jugperëndimor Limburgerhof të Gjermanisë, raportuan mediat lokale

“Bazuar në hetimet deri më tani, dy personat në bord kanë humbur jetën në aksident. Aktualisht nuk ka raportime për banorë të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Thorsten Mischler.

Megjithatë, sipas transmetuesit publik SWR, të paktën edhe një person tjetër është lënduar.



Avioni thuhet se shpërtheu në ajër rreth orës 11:30 sipas kohës lokale mbi një zonë banimi në periferi të qytetit, raportoi SWR-ja.

Dëshmitarët okularë thanë se avioni ka prekur një shtëpi. Sipas policisë, mbetje të avionit kanë rënë në një zonë të gjerë përreth vendit të rrëzimit.

Një numër i madh policësh dhe ekipesh emergjente ndodhen në vendngjarje.

“Vendi i rrëzimit është rrethuar në një zonë të gjerë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Hetimet për shkakun e aksidentit po vazhdojnë. Një helikopter policie nisi të bëjë fotografi ajrore në mesditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!