Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Britma” e “luanit” Vingegard/ Çiklisti danez arrin fitore vërtet spektakolare në “Giro”

schedule12:08 - 16 Maj, 2026

schedule 12:08 - 16 Maj, 2026

Priste padyshim një moment të tillë.

Jonas Vingegard ishte cilësuar normalisht si favoriti për fitoren e Xhiros së Italisë këtë sezon, veçse deri në etapën e 6-të kishte qenë në hije.

Me mbi gjashtë minuta vonesë me Fanelën Rozë, 29-vjeçari nuk po jepte sinjale të mira, veçse u desh të vinte etapa e parë malore, që ai të shpërthente.



Ishte itinerari nga Formia në Blokhauz 244 kilometra i gjatë, me ngjitjen mitike pikërisht drejt cakut dhe danezi vendosi të tregonte se çfarë mund të bënte.

Ndërsa Xhiro la bregdetin ku kanë nisur temperaturat e larta dhe sezoni veror, ajo u ngjit drejt masivit qendror të Apenineve, dhe Vingegard nisi sulmin pikërisht aty.

Ai shkëlqeu në maloren prej 13.6 kilometrash, me pjerrësi mesatare 8.4 për qind, dhe maksimale 14 për qind, një torturë e vërtetë.

Mali me lartësi gati 2150 metra mban borë në majat e tij edhe tani kur ka kaluar gjysma e majit.

Aty favoriti I garës italiane la prapa rivalët dhe madje vendosi rekordin duke e ngjitur atë segment në 38’22”.

Një krenari e madhe, sidomos duke menduar se këtë majë mitike e kanë ngjitur çiklistë legjendarë, mbi të gjithë “kanibali” Edi Merks” që fitoi në Xhiron e vitit 1967.

Vingegard dha kohën 6h09’15”, ndërsa Fanelën Rozë vazhdon ta mbajë portugezi Alfonso Eulalio, që ka epërsi prej 3’17” ndaj pretendentit numër 1.

Tashmë, duhet pritur 19 maji, me etapën e kronometrit individual prej 42 kilometrash, që mund ta nxjerrë Vingegardin në vendin e parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!