Ndoshta rokada e madhe mund të ndodhë këtë të martë. Xhiro e Italisë po arrin gjithnjë më shumë në fazën përcaktuese, dhe mjaftoi një etapë kodrinore që të ndryshonte sado pak maja te klasifikimit.
Danezi Jonas Vingegard, favoriti për fitoren e garës së dytë më të madhe çiklistike në botë, I tregoi sërish kredencialet e tij, duke fituar sërish në Apenine. Ishin jo edhe aq shumë, 184 kilometra, nga Çervia në Korno ale Skale, dhe çiklisti numër 1 I kësaj Xhiroje e ndërmori aksionin e tij 2.3 kilometra para fundit.
Kjo, pas provës për shkëputje të austriakut Feliks Gal.
I ndihmuar nga skuadra Visma, Vingegardi u shkëput edhe pse jo aq shumë, dhe arriti I pari finishin me 12 sekonda më shpejt sesa rivali. Italiani Pigancoli doli I treti me 34 sekonda vonesë, ndërsa Fanela Rozë, portugezi Alfonso Eulalio, humbi 41 sekonda.
Kjo do të thotë se Vingegard tani është më pranë tij, në vendin e dytë me vonesë 2’24”, ndërsa është në debutimin e tij në Xhiron e Italisë. Shumëçka do të vendoset në etapën e kësaj të marte, një kronometër I fortë indivual, nga Viarexho në Masa, me gjatësi 42 kilometra. Nuk dihet sesa kronometrist është Eulalio, por nëse nuk është, atëherë mund ta humbasë menjëherë Fanelën Rozë.
Më pas, duhen pritur etapat malore që fillojnë që nga 23 maji për të përfunduar në 30 të po këtij muaji.


