Dihej që ishte në formë, por ndoshta jo kaq shumë. Jonas Vingegard, vetëm pak javë pasi fitoi Xhiron e Italisë, e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Turin e Francës.
Veshi Fanelën e Verdhë të kryesuesit menjëherë pas etapës së parë, që ishte një kronometër ekipor në Barcelonë. Klasikja e çiklizmit pra nisi nga Katalonja në Spanjë, dhe danezi i mori 12 sekonda kampionit të fuqi, që cilësohet edhe favoriti, Tadej Pogaçar.
Ishin diçka më pak se 20 kilometra dhe me një malore në fund në Montzhuik, dhe Vingegard shkëlqeu duke lënë pas italianin Filipo Gana me 8 sekonda diferencë.
Natyrisht, po flasim për kronometër ekipor, pra suksesi nuk është thjesht I një kampioni, por gjithsesi I gjithë Turi I Francës varet nga forca e ekipit, sidomos gjatë ngjitjeve të vështira në qafat e maleve në Pirenej, në Masivin Qendror francez apo në Alpe.
E qartë se këtë vit pritet një rivalitet shumë i madh. Vingegard fitoi Turin në 2022 e 2023, ndërsa Pogaçar ia ka dalë në 2020, 2021, 2024 e 2025.
Danezi vuajti dy vjet për shkak të një dëmtimi të rëndë nga rrëzimi, por tashmë është në qind për qind.
Itinerari është që në fillim sfidues, me malore mesatare në Katalonjë, e pastaj me disa ngjitje të vështira në Pirenej, ndërsa Turi hyn këtë të hënë në territorin francez.



